A ka me luejt Rashica kundër Kroacisë?

Muharrem Sahiti ka thanë se Milot Rashica pritet me luejt kundër Krocisë.

Ndihmës trajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti e ka konfirmue për SuperSport se Milot Rashica nuk ka pësue ndonji lëndim të randë dhe se pritet me luejt ndaj Kroacisë.

Rashica u lëndue në ndeshjen e djeshme të Vitesses kundër Twentes, ku u detyrue të largohet në pjesën e parë.

Kujtojmë se, ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë zhvillohet me 6 Tetor në Shkodër.