A ka me qenë ky selektori i ri i Kosovës? (foto)

Ish futbollisti i mirënjohftun kosovar, Ardian Kozniku, ka pranue se tashma ka marrë premtime me u emnue në postin e Përzgjedhësit të Përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Megjithëse nuk ka saktësue se nga kush ka marrë premtimin, ai asht shprehë i gatshëm me marrë drejtimin e Përfaqësueses.

Tashma Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) edhe zyrtarisht ka konfirmue se trajneri aktual ka me u largue mbas përfundimit të kualifikimeve për Botnorin 2018.

Kozniku me prejardhje nga Gjakova, por që kulmin e karrierës së tij e kishte arritë me Kombëtaren e Kroacisë, në nji intervistë për KosovaPress, asht shprehë i gatshëm me marrë drejtimin e përfaqësueses sonë.

Ai thotë se edhe ma parë ka ba të ditun se asht i gatshëm me drejtue Kosovën, por simbas tij, kjo çashtje nuk mvaret nga ai, por nga njerëzit që janë në krye të futbollit.

Shperndaje në: