A ka me qenë ky trajneri i ardhshëm i Kosovës?

“Trajneri i njohun kroat, Ciro Blazevic në pranverë të vitit të ardhshëm mund ta marrë drejtimin e Përfaqësueses së Kosovës”. Kjo asht deklarata e anëtarit të Komitetit Egzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës, Predrag Jovic, i cili në nji intervistë për portalin kroat ‘Jutarnji’ nuk ka kursye kritikat për trajnerin aktual.

“Kqyrni, ju keni nji trajner shumë cilësor, e neve na mungon nji i tillë. Bunajki asht premtues, por na gabuem me formacionin qysh në fillim të ndeshjes. Due ta sjellim Ciro Blazevicin. E kujtoj shumë mirë kur ishte trajner i Prishtinës. Ashtu siç edhe asht Ciro, mësues i mirë, autoritar, ashtu edhe ka punue, nuk ka lanë anash asnji detaj. Na nevojitet nji trajner i tillë, na nevojitet Çiro. Veçse kam bisedue për këtë çashtje me Fadil Vokrrin, dhe kam me bisedue sërish. Unë mendoj se nga pranvera e vitit të ardhshëm, Ciro ka me mujt me qenë në krye të Përfaqësueses së Kosovës”, u shpreh Joviç./Syri.net