A ka me u largue Albert Bunjaki nga pozita e trajnerit të Kosovës?

albert bunjaku_0-587x367

Albert Bunjaki asht ba njeriu ma i kritikuem mbas 9 gollave që pësoi Kosova në humbjet nga Kroacia e Ukraina. Zanat që e kërkojnë largimin e tij janë shtue dokshëm, por vetë përzgjedhësi nuk ndihet nën presion të kritikëve. Madje, Bunjaki i ka thanë “Zërit” se as që po e mendon largimin nga posti i selektorit para vitit 2020. Madje, thotë se i kupton kritikët, sepse ata ja lakmojnë pozitën.

Dy humbjet e Përfaqësueses së Kosovës nga Kroacia (6:0) dhe Ukraina (3:0), kanë ngjallë pakënaqësi në vendin tonë, shkruen sot gazeta Zëri.

Mbi të gjitha, kritikat ma të mëdha për këto humbje të thella i janë adresue trajnerit Albert Bunjaki, sidomos nga trajnerët tjerë kosovarë, por edhe njohës të ndryshëm e tifozë.

Madje kanë fillue të hapen zana se selektori mund të shkarkohet, tue ia ba vendin njanit prej trajnerëve që përmenden ma së shumti, në mes Ardian Koznikut, Kujtim Shalës, Besnik Hasit apo edhe kroatit Ciro Blazhevic.

Mirëpo, trajneri prishtinas nuk ndihet aspak i rrezikuem dhe nuk mendon se po i lëkundet karrigia. Përkundrazi. Ai thotë se po punon në qetësi të plotë, i bindun se ka me vazhdue projektin e nisun, tue garantue se sukseset në të ardhmen nuk ka me mungue.

“Egziston nji projekt afatgjatë, të cilin kemi me vazhdue. Unë kam nënshkrue me FFK’në kontratë 2+2, që don me thanë se kam me qenë trajner i Përfaqësueses deri mbas ‘Evropianit 2020’, kur edhe ka me u tërheqë vetë. Spekulimet janë normale në botën e futbollit, por unë nuk merrem shumë me to. E di se shumë trajnerë e lakmojnë këtë pozitë, por ajo asht e nxanë”, ka thanë Bunjaki për “Zërin”.