A ka me u përsëritë finalja e Euro 2016?

“Euro 2016” ka kalue pa asnji brengë në lidhje me ndeshje të kurdisuna ose baste të pazakonshme, tue përjashtue mundësinë e përsëritjes së finales mes Francës dhe Portugalisë.

Mediat franceze hedhën dyshime mbi fitoren e Portugalisë në finale, tue sugjerue se ballafaqimi mundet me u luejtë sërish.

Mirëpo, UEFA ka mohue lajmin tue sqarue se gara e madhe në Francë nuk pati asnji dyshim për manipulim, shkruen “Goal.com”.