A ka me u shkarkue De Boer nëse humb ndaj Juventusit?

Mbas humbjes befasuese nga Hapoel Beer Sheva, në Europa League, mediat italiane raportuen se Frank De Bore ka me u shkarkue nga Interi nëse e humbë derbin me Juventusin.

Por, kështu nuk mendon njani nga pronarët e Neroazzurrëve, Erick Thohir. Ky i fundit beson se trajneri holandez ka me këndell Interin, dhe ka me i arritë objektiva për këtë sezon.

“Për fat të keq, raundi i parë i Europa League nuk ka shkue qysh na kemi kërkue, jo vetëm që rezultati ishte shumë negativ, por edhe performanca e djemve nuk ishte ajo që pritej”, ka deklarue Thohir për faqen zyrtare të Interit.

“Na duhet të jemi shumë afër Frank de Boerit, i cili ka e gjetë mënyra që ta rrisë këtë grup dhe t’i bëje që të kthehen për të luftue për pozicionet që nji ekip si i yni i meriton. Na duhet të flasim pak dhe punojnë shumë.