A ka me u transferue Icardi te ky ekip?

Mauro Icardi dhe Inter munden me i nda udhët.

Kapiteni i “Nerazzurrëve” ka prishë raportet me tifozët e ekipit mbas kritikave ndaj tyne në librin e publikuem në javën e fundit.

Dhe, kjo ka ba që e ardhmja e tij në “Giuseppe Meazza” me u vnue në dyshim.

Në ndërkohë, mediat italiane raportojnë se ai ka marrë nji ofertë për largim nga Inter.

Paris Saint-Germain asht i gatshëm me transferue në Parc des Princes, mbas përfundimit të këtij sezoni.