A kanë me ju bashkue Shaqiri dhe Xhaka Kosovës?!

Në dy javët e ardhshme në Hungari dhe në Meksikë, ka me u vendos edhe për të ardhmen e kombëtares së Zvicrës. Kështu nis nji analizë e thellë e prestigjiozes zvicrane “Blick” mbi mundësinë që dy lojtarët kryesorë të përfaqësueses helvete, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, por jo vetëm, të luejnë mbas Euro 2016 për Kosovën. Të martën me 3 maj, në kongresin e UEFA-s që do t’mbahet në kryeqytetin e Hungarisë Budapest, pritet që Kosova me u pranue me të drejta të plota në familjen e madhe të futbollit europian, e për rrjedhojë edhe në kongresin e FIFA-s, i programuem për me u zhvillue me 13 maj në qytetin e Meksikos, me siguri do t’merret i njajti vendim, pra aderimi i Kosovës edhe në FIFA.
Me shtetin ma të ri europian të pranuem në institucionet ma t’randësishme të futbollit, me shumë mundësi në muejin shtator, Kosova ka me u përfshi në eliminatoret e Botërorit “Russi 2018”. Flitet për caktimin e skuadrës që drejtohet nga Albert Bunjaki në Grupin I së bashku me Kroacinë, Islandën, Ukrainën, Turqinë dhe Finlandën. “Blick”, tue i besue këtij skenari, ngre pikëpyetjen: A kanë me e braktis lojtarë të tillë si Shaqiri dhe Xhaka Zvicrën për t’ju bashkue Kosovës që në eliminatoret e Botërorit? UEFA dhe FIFA, të kontaktueme nga kjo e përditshme, e shmangin nji përgjigjje të drejtpërdrejtë, edhe pse e pranojnë se gjithcka varet nga vullneti i vetë lojtarëve me origjinë nga Kosova për me vijue ose jo me Zvicrën. Por, cfarë ka me ndodhë në të vërtetë? Shani Tarashaj, sulmusi i talentuem i Zyrihut e ka pranue se grumbullimi i tij me Kosovën nuk asht si në rastin e nji ftesë të mundshme nga Shqipnia, për faktin se origjina e tij asht nga Kosova. Tre vite ma parë Xherdan Shaqiri ka theksue se do ta vlerësojë këtë mundësi, vetëm nëse Kosova pranohet në institucionet ndërkombëtare, ndërsa Granit Xhaka asht shpreh se ka me e mendue kur t’i vjen koha.
Simbas “Blick”, në Kosovë janë të bindun se Shaqiri, Xhaka dhe lojtarët e tjerë kanë me ju bashkue përfaqësueses së origjinës së tyne, ashtu sikurse ndodhi në vitet ’90 me futbollistët kroatë, boshnjakë dhe sllovenë