A kanë me luejtë për Kosovën edhe edhe Xhaka, Shaqiri, Behrami e Januzaj? Përgjigjet Vokrri

vokrri

Fadil Vokrri ka mirëpritë ardhjen e Milot Rashicës, Alban Mehës dhe Herolind Shalës te Kosova.

Ai ka lavdue Rashicën. “Ai ka qenë dhe asht në projektin tonë. Asht lojtar me të ardhme të ndritun, i cili ka me i çue përpara projektet tona”, tha Vokrri.

I pyetun për yjet e Zvicrës dhe konkretisht Adnan Januzajn, numri nji i futbollit tonë nuk dëshiron me përmendë emna.

“Jemi në kontakte të vazhdueshme me të gjithë dhe mbrenda dy ditësh ka me u ditë gjithçka”, shtoi ai.

Vokrri dje qëndroi në Tiranë, ku ishte ftue nga kandidati për president të UEFA’s, Michael Van Praag. I pyetun nëse ka bisedue me Armand Dukën për Rashicën dhe të tjetër, ai mohoi nji gja të tillë.