A mundet Leicesteri me fitue Champions League?

Trajneri i Leicester Cityt, Claudio Ranieri ka me promovue ekipin e tij për herë të parë në Ligën e Kampionëve.

Ranieri sezonin e kaluem me Leicester City bani befasinë ma të madhe tue u shpallë kampion i Anglisë.

Këtë sezon janë pjesë e Ligës së Kampionëve dhe italiani ka folë për mundësitë e tyne në këtë garë.

“Të fitojmë Ligën e Kampionëve asht e pamundun, mirëpo Leicester ka kallxue se e pamunduna bahet e mundun”, asht shprehë Ranieri.