A pajtoheni me këtë deklaratë të kapitenit të Bayern Munchen?

Philipp Lahm, kapiteni i Bayern Munchen, mendon se kampioni i Gjermanisë ende nuk asht në nivelin për me fitue Champions League.

“Ndeshja ndaj Atletico Madridit në Champions League ka kallxue se shfaqjet tona ende nuk janë mjaft të mira për nivelin e naltë. Për me fitue Champions League për herë të dytë, na duhet me i përmirësue disa gjana. Unë mendoj se ka me qenë e randësishme për me gjetë ekuilibrin e duhun”, ka thanë gjermani.