A po e trondit Lewandowski Bayern Munichun!

Drejtuesit e Bayern Munichut kanë nis akcionin me ja vazhdue kontratën yllit të ekipit, Robert Lewandowski.

Simbas gazetës gjermane, Bild, gjiganti nga Bundesliga asht i gatshëm me i ofrue polakut nji pagë mbi 15 milion euro në sezon nëse nenshkruen kontratën re.

Por, ish anëtari i Borussia Dortmundit nuk e ka ndërmend me u ngutë me vazhdue
kontratën me Bayern Munichun, e cila skadon në vitin 2019.

“Unë e kam thanë gjithmonë, na kemi me gjetë nji zgjidhje. Ndihem mirë dhe kam nji kontratë të gjatë. Për mue kjo nuk asht nji temë”, ka deklarue ai.

Lewandowski, i cili kërkohet nga Real Madridi, ka thanë se në çetësi ka me shqyrtue krejt situatat, para se me vendos për t’ardhmen.