A po kthehet legjenda e njohun në Milan?

Paolo Maldini

Drejtuesit e ri të ekipit të Milanit po bajnë çdo përpjekje në mënyrë që të bindin Paolo Maldinin që të rikthehet te ekipi kuqezi me nji detyrë si drejtues në ekip.

Paolo Maldinit i asht ofrue detyra e drejtorit teknik te Milani nga Marco Fassone, i cili ka me qenë drejtor i përgjithshëm i ekipit.

Simbas MilanNews, ‘Djajtë’ janë të gatshëm ta kthejnë në ekip legjendën e tyne, mbas takimit që kishte me Fassonen.

Atij i asht kërkue që të mendojë disa ditë dhe mandej ta kthejë përgjigjen.

Maldini ka zhvillue 900 ndeshje me Milanin, ku ka fitue shtatë Scudetto dhe 5 Champions League.