A po rrezikon shkarkimin Zidane, kush asht zavendësuesi?

Simbas “L’Equipe”, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez po mendon që Zinedine Zidanin me zavendësue me Arsen Wengerin.

Mbas tre barazimeve të njimbasnjishme, Florentino Perez po mendon që Zinedine Zidanin me zavendësue me Arsen Wengerin, shkruen e përditshmja sportive franceze, “L’Equipe”.

Simbas kësaj të fundit, Perez i beson shumë Zidanit, i cili i fitoi Ligën e Kampionëve, por frigësohet nga nji deshtim i mundshëm këtë sezon.

Perez nuk deshiron me deshtue këtë sezon, mbasi vitin e ardhshëm do të mbahen zgjedhjet e reja në klub.

Ndryshim në shtabin teknik do ta bënte për fushatën e ardhshme të Perezit, i cili në këtë rast ka me qenë trajneri aktual i Arsenalit, Arsen Wenger.