AC Milan afër yllit të Gjermanisë

Mbas përvojës te Fiorentina, Vincenzo Montella dhe Mario Gomez munden me qenë sërish bashkë, por këtë herë te AC Milan.

Trajneri i ri i AC Milan preferon që me transferue në ‘San Siro’ sulmuesin gjerman Mario Gomez, i cili asht dhanë nga Fiorentina në formë huazimi te Besiktas, shkaruen ‘Corriere dello Sport’.

Mario Gomez ka refuzue oferta nga Gjermania, po ashtu edhe nga Turqia, ndërsa pritet vetëm nji ofertë e AC Milan, e cila me shumë mundësi nuk ka me u refuzue nga sulmuesi i kombëtares gjermane.