AC Milan sot don me sigurue njanin prej dy shqiptarëve

Adriano Galliani ka me fluturue sot për në Spanjë për me i sigurue Milanit nji mbrojtës. Drejtori i Milanit ka në plan që me bisedue me dy ekipe për dy mbrojtës.

Galliani ka me u takue me drejtuesit e Valencias për me diskutue mundësinë e transferimit të Shkodran Mustafit. Për Mustafin Milani thuhet se asht i gatshëm me pague 17 milionë euro.

Poashtu, Milani ka me i nisë bisedimet edhe për nji futbollist që ka prejardhje shqiptare. Mbrojtësi argjentinas, Musacchio asht në agjendën e Gallianit. Për Musachhion, Milani ka ba gati 20 milionë euro.