Adil Rami i Francës: Ky lojtar i Shqipnisë m’ka dhanë stres

Adil Rami ka qenë mbrojtësi që ka pasë si detyrë për me ‘mbajtë’ Armando Sadikun. Sulmuesi kuqezi nuk ka pasë mundësi për me u shërbye mjaftueshëm prej futbollistëve të tjerë të Kombëtares së Shqipnisë, por kjo nuk do me thanë se ai ka qëndrue në pritje të topit.

Në deklaratën mbas ndeshjes, mbrojtësi i Francës, Rami ka thurrë elozhe për kundërshtarin që kishte përballë, tue kallxue vuejtjet gjatë 90 minutave.

“Ka qenë nji ndeshje shumë stresuese për mue. Sulmuesi i tyne vrapoi gjatë tanhë kohës si i çmendun. Edhe pse nuk kishte topin, me të vërtetë që ka qenë nji ndeshje e mundimshme për me ndjekë ate. Kishte nji forcë dhe ritëm të jashtëzakonshëm”, deklaroi Rami.