Agjenti i Ibrahimovic: Nuk e kuptoj pse thonë që Ibra ka me luejtë në Manchester United

Në Suedi dhe Angli janë të bindun se Zlatan Ibrahimovic ka me luejtë sezonin e ardhshëm me fanellën e Manchester United. Në të vërtetë, me mbërritjen eventuale të ortakëve kinezë te Milani, e ardhmja e tij mundet me u ngjyrosë sërish në kuqezi. Nëse lojtari pak ditë ma parë deklaroi se e ka ba zgjedhjen e tij, ndërsa tani hyn në skenë agjenti i tij Mino Raiola, për me i mbajtë të gjithë pezull.

“E ardhmja e Ibrahimovic asht ende e paqartë dhe nuk e kuptoj se, pse të gjithë insistojnë me Manchester United, deklaroi Raiola për të përditëshmen suedeze Expressen, tue shtue, “në fund keni me pa dhe keni me mbetë të gjithë të befasuem”.