Aguero drejt ekipit të madh italian

Babadimni i Vitit të Ri për tifozët e Milanit kanë me qenë investitorët kinezë, gati për me transferue nji yll të klasit botnor.

Emni i fundit, i cili ka dhezë merkaton para kohe në Milano asht ai i sulmuesit të Manchester City, Sergio Aguero.

Padiskutim, në plan të parë asht thjesht e paimagjinueshme që kjo me ndodhë, por e përditshmja angleze “Daily Express” raporton se marrëdhania e trajnerit Pep Guardiola me argjentinasin ka marrë teposhtëzën (mbas lanies rezervë të këtij të fundit ndaj Barcelonës në Champions League).

Kështu, 45-vjeçari Pep po planifikon m’i ba vend gabonezit Pierre-Emerick Aubameyang dhe “El Kun” ka me u detyrue me gjetë nji ekip tjetër.