Ajeti: Këtu ka me luejtë në sezonin e ardhshëm

Arlind Ajeti ka folë rreth të ardhmes së tij.

Qendërmbrojtësi i Kombëtares ka qenë i ftue në emisionin e “Minutat e fundit” në Klan Kosova.

Ajeti, që ishte pjesë e Frosinones, tha se edhe vitin e ardhshëm ka me luejtë në Serie A. Ai nuk ka kallxue se për cilin ekip ka me luejtë, por ka thanë se nuk ka me lëvizë nga kampionati italian.