Ajeti vlerësohet si futbollisti ma i mirë te Frosinone

Mbrojtësi kuqezi Arlind Ajeti ishte futbollisti ma i mirë në fushë për ekipin e Frozinones me të cilën ai aktivizohet në Serinë A.
Edhe pse ekipi i tij humbi në ndeshjen e luejtun në transfertë ndaj Karpit me rezultatin 2-1, Ajeti asht vlerësu si lojtari ma i mirë.
Simbas mediave italiane, mbrojtësi meritoi notën 6.5, ndërsa paraqitja e ekipit mori notën 5.
Ajeti largoi me sukses pothuejse krejt aksionet sulmuese në zonën e rreptësisë.
Aktualisht, Frozinone ndodhet në kuotën e 26 pikave, në vendin e tretë prej fundi. Ky pozicion për ekipin e Ajetit asht në zonën e rrezikut për me ra nga kategoria.