Ajo çka ban Ibrahimovic mbas humbjes, i nervozon tifozët (foto)

Zlatan Ibrahimovic asht fotografue tue buzëqeshë, megjithëse ekipi i Manchester United u turpnue tue pësue 4 golla.

Gjesti i suedezit, i cili fiton 250 mijë sterlina në javë nuk u ka pëlqye tifozëve të Manchester United, të cilët kanë shpërthye me komente negative ndaj tij.

Sulmuesi i “Djajve të kuq” ka gjetë momentin e gabuem për me qeshë.

Atij ja kanë përmendë se, paret që merr në këtë ekip në krahasim me atë që po jep në fushë, nuk i meriton.

ibra2