Aksidentohet randë lojtari i Interit

Talenti i ekipit të Interit Jose Correia shpëton për mrekulli mbas nji aksidenti automobilistik. Simbas ‘Fcinter1908.it’, lojtari i cili ishte huazue në Portugali te ekipi i Tondela pësoi nji aksident në autostradë dhe për pasojë ka marrë disa fraktura.

Mediat italiane raportojnë se futbollisti ishte tue udhëtue me nji automjet të tipit ‘Mercedes’, ndërsa tashma ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia po vazhdon hetimet, ndërsa lojtari dyshohet se ka qenë me shpejtësi tej normave të lejueme.

Capture-232-700x466