Akt i turpshëm dhe i dhunshëm nga tifozët në ndeshjen Drita-Flamurtari

Nji akt i dhunshëm ka ndodhë para ndeshjes së barazhit të Superligës së Kosovës ndërmjet Dritës dhe Flamurtarit.

Tifozët gjilanas, “Intelektualët”, i kanë sulmue tre kameramanë të “Supersport Kosova”.

Për shkak të këtij veprimi të turpshëm asht ndërpre edhe transmetimi televiziv.

Ekipi që e fiton këtë ballafaqim ka me garue në Superligë edicionin e ardhshëm, ndërsa humbësi në Ligën e Parë.