Akuza e ‘Le Soir’: Europiani i rregulluem për me triumfue Franca!

“Fitorja e Francës përballë Gjermanisë ka qenë e diktueme”. Kështu shkruen gazeta belge “Le Soir” që del në gjuhën franceze. Ajo ka hapë polemika të shumta mbasi ka marrë për bazë akuzat e bame nga disa analistë sportivë, të cilët kanë theksue se Kampionati Europian ishte vendosë prej kohësh që me u fitue nga Franca.

Simbas gazetës penalltia e dhanë kundër Gjermanisë ishte e planifikueme.

“Le Soir”, shkruen gjithashtu, që Franca asht ndihmue nga organizatorët që në fillim tue u caktue në grupin A, i konsideruem si ma i lehti në letër, në mënyrë që me i shmangë përballjet e forta.

Gazeta raporton se përzgjedhja e Francës në grupin A, u ba mbas trukimit me goglat, ku disa ishin të ftofta dhe ajo e Francës ma e nxehtë.