Alarm i rremë në stadium para ndeshjes City-Barca

Stadiumi ‘Etihad Stadium’ asht evakuue për pak minuta pak kohë para fillimit të ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes Manchester Cityt dhe Barcelonës.

‘Mirror’ shkruen se bahet fjalë për nji emergjencë, që mandej doli me qenë nji alarm i rremë.

Mbas kësaj, simbas gazetës britanike, krejt tifozët janë lejue me u kthye mbrenda për me i nxanë vendet e tyne për ndeshjen e Ligës së Kampionëve, që fillon në orën 20:45.