Alarm te Manchester City, qe për çka bahet fjalë

Tashma është zyrtare, ky asht vesi i klubeve të mëdha. Ose, FIFA ka vendosun me ju fut seriozisht kësaj pune. Fakti asht se, mbasi ka “kapun mat” tre gjigantët e Spanjës, Barcelona, Real dhe Atletico Madrid, tani Komisioni i Disiplinës i FIFA-s mundet me penalizue edhe Manchester Cityin, super-fuqinë ekonomike të Anglisë, me të njajtin ndëshkim: bllokim i merkatos.

Arsyeja asht e njajta: parregullsi në federimin e nji lojtari nën moshë. Bahet fjalë për Myles Beerman, i datëlindjes 1999, yll i ri i futbollit të Maltës, i cili asht ble zyrtarisht nga “Citizens” në Qershor të 2014-ës, kur i kishte mbushë 15 vjeç, siç parashikon rregullorja. Por, Komisioni i Diciplinës, që heton tashma prej nji viti në lidhje me këtë çashtje, dyshon se i riu asht transferue n’Angli kur ka qenë 13 vjeç nga ekipi i Floriana FC.