Alarmohet Real Madrid para ndeshjes së Superkupës

Dhimbjet e kresë kanë nisë për trajnerin e Real Madrid’it, Zinedine Zidane, i cili me shumë mundësi ka me i humbë 6 lojtarë në finalen e Superkupës së Europës kundër Sevillas, e cila zhvillohet me 9 Gusht.

Simbas nji burimi të sigurt te ekipi madrilen, ‘Los Blancos’ kanë me qenëë të përgjysmuem në sfidën kundër Sevilla’s.

Cristiano Ronaldo, Pepe, Karim Benzema dhe Keylor Navas, kanë me mungue për shkak të lëndimeve, ndërsa Gareth Bale dhe Toni Kroos kthehen mbas pushimeve veç tri ditë para finales.