Albert Bunjaki e jep lajmin e befasishëm

Albert Bunjaki ka paralajmërue largimin nga Kosova.

Selektori në konferencë për shtyp mbas humbjes nga Kroacia, ka ba të ditun se ka me u largue nga Kosova, mbasi të shënojë fitoren e parë në kualifikuese.

“Rruga ime me Kosovën ka fillue në vitin 2002. Plani im ka qenë ma ia ofrue Kosovës ma të mirën që ka. Po më dhemb zemra që nuk po e arrijmë atë fitore sa ma parë, por Kosova ka me qenë gjithmonë prioritet i jetës time”, tha fillimisht Bunjaki në konferencën për shtyp.

“Po, Albert Bunjaki ka me u tërheqë shumë shpejtë, por fillimisht due me ja dhurue nji fitore Kosovës”.

Shperndaje në: