Albert Bunjaki me telashe edhe për ndeshjen me Turqinë

Trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki pritet me u përballë me disa probleme edhe para ndeshjes me Turqinë.

Disa lojtarë ende nuk kanë marrë leje, kurse disa tjerë vuejnë nga lëndimet.

“Enis Alushi ka me qenë i gatshëm për lojë ndaj Turqisë. Po ashtu, shpresoj të kthehen Ardian Ismajli e Benjamin Kololli nga lëndimet, ndërsa situata me Loret Sadikun ende asht e paqartë dhe këtë vikend kam me qenë në Stamboll me bisedue me të. Atdhe Nuhiu asht në pritje të vendimit për me pasë drejt me luejt me neve”, ka thanë Bunjaki, tue folë mandej për tri ndeshjet e para eliminatore, të cilat nisën mirë, por fundi ishte i keq.

“Na kishim tri ndeshje për nji muej dhe ka qenë e vështirë si në aspektet organizative ashtu edhe sportive, për nji Kombëtare te re, me nji moshë mesatare 22/23 vjet. Jemi ballafaque me dy kombëtare që kanë qenë pjesë e fazës finale në Europian dhe ishte nji eksperiencë e mirë për neve, tue kuptue se kombëtaret e tilla nuk u nevojitet shumë hapësinë që me shënue.