Alex Ferguson: Qe pse Ronaldo asht ma i mirë se Messi!

Ish trajneri legjendar i Manchester United, Alex Ferguson ka deklarue se Messi asht nji lojtar fantastik, por Ronaldo ka diçka ma shumë.

Cristiano Ronaldo asht ma i mirë se Lionel Messi, sepse ai “mundet me luejt për nji ekip të kategorive të ulta si Stockport Country dhe mundet me shënue tre-gollsh” ka thanë Alex Ferguson, transmeton Rrokum.TV.

“Ai (Ronaldo) mundet me goditë me të dy kambët, me krye, asht i guximshëm dhe ka diçka tjetër që njerëzit nuk e vnojnë re. Ai asht lojtari që punon ma fort se të gjithë në stërvitje”, kjartëson mendimin Sir Alex Ferguson. /Rrokum.TV