Alicia Keys këndon në finalen e Champions League

keyss.jpg

Alicia Keys asht e ftueme me këndue në finalen e Ligës së Kampioneve në Milano, me 28 Maj.

Lajmin e konfirmoi UEFA në portalin e vet online, ku thuhet se Keys ka me këndue në ceremoninë që ka me i parapri finales së madhe.

“Jam shumë e kënaqun dhe e nderueme që ka me këndue në finalen e një evenimenti kaq të randësishëm sportiv. Ka me qenë nji moment shumë i randëishëm, ku duhet me tregue se jemi të gjithë njilloj pamvarësisht vendit nga vijmë. Jam shumë e nderueme”, tha kangëtarja.

Alicia Keys asht nji nga kangëtaret ma të suksesshme në qarkullim,me mbi 30 milion disqe të shituna.

 

keys1