Allegri befason me deklaratën e tij për titullin në Serie A

Te Juventusi janë të gjithë gati. Këtë të Shtunë nis Seria A, me bardhezijtë që kanë nji objektiv të qartë të fitojnë titullin e 6’sht kampion rradhazi.

Me lëvizjet që ka ba në merkato, Juve hyn si favorite absolute, por trajneri Massimiliano Allegri kërkon t’i mbajë lojtarët e tij me kambë në tokë, derisa në konferencën e parë për shtyp të sezonit të ri atë ndaj Fiorentinës, u shpreh se rivalët janë forcue dhe për Juventusin misioni për me mbrojtë titullin nuk ka me qenë i lehtë.

” Nuk jam dakort me ata që thonë se Juventusi këtë vit ka me pasë ma të lehtë të fitojë kampionatin. Asht e vërtetë që kemi ble në merkato lojtarë të randësishëm, por kjo nuk mjafton për me fitue, duhet me arrit gjithcka në fushën e lojës. Objektivi ynë asht që Mars të jemi në garë për me i fitue të tre kompeticionet ku marrim pjesë dhe mandej të luejmë gjithcka për gjithcka. Nuk ka me qenë e thjeshtë për ne, sidomos fillimi i sezonit, i cili asht gjithmonë shumë i vështirë. Ekipet rivale të Juves në garën për titull? Janë po ato, Interi, Roma dhe Napoli”.