Allegri: Nuk i kam telefonue kurrë këtij lojtari

Që Massimiliano Allegrit i pëlqen së tepërmi mesfushori i Romës, Miralem Pjanic kjo nuk asht ma nji mister. Diçka të tillë e ka konfirmue vetë trajneri i kampionëve të Italisë, në nji intervistë për mediat, por nga ana tjetër, Allegri ka ba të ditun se, deri tani nuk ka pas asnji kontakt mes tij dhe futbollistit boshnjak për nji transferim të mundshëm të Pjanic te Juventusi.

“Asht nji nga mesfushorët ma të fortë të Botës dhe mbi të gjitha asht nji lojtar i madh, por unë kurrë nuk i kam telefonue atij, deklaroi numri nji i stolit të Juventusit, kur pyet në lidhje me 26-vjecarin ballkanas.

Nuk kisha me ba asnjiherë diçka të tillë me nji futbollist që nuk asht nën kontratë me Juventusin, shtoi Allegri.

Siç shihet, trajneri i ekipit torinez nuk ka dashun me zbulue ma shumë sesa duhet, përsa i përket tratativës që mundet me dërgue boshnjakun te Juventusi.