Analisti nga Shqipnia: Gjithmonë kam qenë tifoz i Serbisë

Aktori dhe pedagogu shqiptar, Kastriot Çaushi, i cili asht pjesëmarrës i rregullt në studiot e televizionit SuperSport Albania, ka komentue mbramë triumfin historik të Sllovenisë ndaj Serbisë në EuroBasket 2017.

Çaushi, i ftuem në emisionin “Zona Gol”, shprehu pëlqimin e tij për kombëtaren serbe të basketbollit. Ai tha se gjithmonë ka qenë tifoz i kësaj kombëtare të basketbollit, por Çaushi deklaroi se i erdhi mirë që në këtë finale triumfoi Sllovenia.

“Kësaj radhe më erdhi mirë që fitoi Sllovenia. Me serbët kam qenë gjithmonë tifoz i basketbollit”, ka thanë Çaushi, derisa asht “korrigjue” nga i ftuemi tjetër në studio, ish-futbollisti i kombëtares së Shqipnisë, Nevil Dede: “E ke fjalën për kombëtaren e ish-Jugosllavisë!”.

Shperndaje në: