Analiza e “Marca”: 5 faktorët që ndikojnë në krizën e Real Madrid’it

Ekipi i Real Madrid’it ka barazue dy herë dhe asht mposhtë nji herë në tre ndeshjet e zhvillueme këtë sezon në La Liga. E përditshmja spanjolle, “Marca”, beson se janë pesë faktorë në dështimin e Realit në ndeshjet e zhvillueme në “Santiago Bernabeu”.

Mungesa e gollit – problemi kryesor i Real Madrid’it këtë sezon janë mungesa e gollave, mbasi në pesë ndeshje në La Liga ka dhanë veç 9 golla.

Besimi i tepruem – Real Madrid në tre ndeshjet e para fitoi dy tituj, Superkupën e Europës ndaj Manchester United’it dhe Superkupën e Spanjës ndaj Barcelonës, ekip të cilin e mposhti në dy ndeshje. Ky vetbesim i tepruem po ndikon edhe në paraqitjet e ekipit.

Pezullimi i Ronaldos – Sulmuesi portugez sezonin e kaluem ishte lojtari kryesor i Realit, por pezullimi me pesë ndeshje ka ndikue edhe në paraqitjen e ekipit. Kthimi mbas pesë ndeshjeve nuk ishte i suksesshëm, mbasi dështoi me shenue në humbjen 1-0 ndaj Betisit.

Vendimet e referëve – Real Madrid këtë sezon asht denue shumë nga vendimet e dyshimta të referëve. Në pesë ndeshje tre kapitenët e Realit, Ronaldo, Ramos dhe Marcelo u ndëshkuen me kartonë të kuq. Dy të parët ishin të pamerituem, ndërsa i Marcelos ishte i merituem.

Lëndimet – Përveç rezultateve jo të mira në La Liga, Reali ka pasë shumë probleme edhe më lëndimet. Lojtarët e lënduem në fillim të këtij sezoni janë Marcelo, Vallejo, Theo, Kovacic, Kroos dhe Varane.

Shperndaje në: