Analiza e “Sky Sport”: Shqipnia mundet me qenë Leicesteri i Europianit

“Sky Sport” ka ba nji analizë të kombëtares së Shqipnisë, në kuadrin e analizave të tanë finalistave të “Euro 2016”. Ky gjigant mediatik sportiv, nder te tjera shkruen:

Ekipi i Gianni De Bias’it, në pjesëmarrjen e parë në nji Europian dëshiron me befasue. Nji mbrojtje solide dhe individualitetet e mira janë baza për me provue me përmbusë nji tjetër mrekulli.

Gianni De Biasi ka debutue në eliminatoret e “Euro 2016”, tue mposhtë 1-0 si musafir Portugalinë e Cristiano Ronaldos. Ishte si nji shejë e fatit. Trajneri nga Sarmede, që ka me i mbushë 60 vjeç pikërisht gjatë Europianit, asht në kulmin e nji karriere, që e pa të fillonte në Itali, me ekipe si Modena, Brescia, Torino dhe Udinese. Tue e nisë nga provinca, tashma ka rastin e madh me i tregue vlerat e tij. Jo keq për nji trajner që në muzetë e tij ka vetëm tituj të Seria C së vjetër.