Analizë: Ky Europian pa golla, ma shumë mbrojtës

Ky asht Europiani i mbrojtjeve të forta dhe portierëve që pësojnë shumë pak golla. Edhe pse spektakli në fushë dhe në tribuna ka qenë gjithmonë prezent, mungesa e gollit asht kthye në nji problem në Euro 2016.

Për nji futboll sa ma të bukur nevojiten gollat, por deri tash në Francë tana ekipet në rend të parë i kanë kushtue ma shumë randësi fazës mbrojtëse se asaj sulmuese. Tue mos pësue mundesh me arritë te suksesi, ka qenë kjo filozofia fituese e 24 kombëtareve pjesëmarrëse në Euro 2016.

Vetëm 73 golla janë shënue në 39 ndeshjet e para të këtij Europiani, nji mesatare shumë e ulët finalizimi. Ky Europian deri diku të sjell në vëmendje atë të vitit 1968, gara e vetme në të cilin mesatarja e shënimit të gollave ka qenë ma ulët se sot.

1,87 asht numri i gollave për takim në 39 ndeshjet e para të Euro 2016. Në 1968 kur në fazën finale merrnin pjesë vetëm 4 ekipe, mestarja ishte edhe ma e ulët, 1.4 golla për ndeshje. Në këtë kontekst, ky Europian deri në këtë pikë asht i dyti me nji mesatare ma të ulët të gollave për ndeshje.