Ancelotti-Bayern, lajm i befasishëm

Humbja e Bayern Munchen në Champions League kundër Rostovit ka vnue në diskutim t’ardhmen e Carlo Ancelottit.

E përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport” shkruen se ndeshja e ardhshme në Bundesliga kundër Bayer Leverkusenit mundet me qenë nji duel vendimtar për postin e tij.

Kritikët e Ancelottit e fajësojnë për modulin e lojës, dështimin për me përmbysë nji ndeshje në disavantazh dhe raportin jo të mirë me ekipin në dhomat e deshjes.