Ancelotti i madh, qe çka i thotë Ribery’t

Carlo Ancelotti ka kërkue nga Frank Ribery që me u sjellë si kapiten, sepse nuk i pëlqejnë lojtarët që s’e kanë sjelljen e mirë në fushë

Trajneri italian, Ancelotti, qetësoi Riberyn, mbasi mesfushori pati nji sherr me lojtarët e Interit në fitoren prej 4:1 të Bayern Munchen në ‘International Champions Cup’ të Shtunën mbrama.

Ancelotti kallxoi se atij nuk i intereson nëse asht provokue nga kundërshtarët dhe se duhet me u sjellë si kapiten në fushë, përderisa barti edhe shiritin e kapitenit.

“I thash atij se nuk më pëlqejnë lojtarët që nuk kanë sjellje të mirë në fushë”, tha Ancelotti.

“Nëse ishte nji provokim, nuk ka randësi. Ai ishte kapiteni. I tash atij të ndalojë nji gja të tillë dhe mbas kësaj, gjithçka ishte në rregull”.