Ancelotti kallxon këshillën që i dha Zidanes, që e bani francezin kampion Europe

Trajneri italian Carlo Ancelotti ka folë në lidhje me Zinedine Zidane, për të cilin thotë që e ka këshillue që të qëndroj te Real Madridi përpara se të zgjedhe nji aventurë në Francë.

“Këshilla ime për Zidanen ishte për të qëndrue në Madrid me mue në vend që të shkojë në Bordoaux”, deklaroi fillimisht Ancelotti.

“Fakti se ai tash asht trajneri i Real Madridit asht shumë i mirë për të dhe për ekipin”, përfundoi trajneri italian.