Ancelotti: Lewandowski s’ka vend te Real Madrid

Carlo Ancelotti nuk ka ndërmend me lejue largimin e Robert Levandovskit nga Bayern Munchen.

Sulmuesi polak prej kohësh po folet për nji largim të mundshëm te Real Madridi për me u bashkue me Ronaldon, Bale dhe Benzema, por Ancelotti deklaroi se Levandovski ka me qëndrue në Munchen.

“Real Madrid ka në përbamje shumë futbollistë fantastikë si Benzema, Ronaldo dhe Bale”, tha Ancelotti në nji intervistë për të përditshmen gjermane “Bild”.

“Ky ekip nuk e ka aspak nevojën e Levandowskit. Por, edhe sikur me ndodhë kjo, Bayerni nuk ka ndërmend me largue atë. Nuk ka asnji arsye se përse duhet me shitë nji prej sulmuesve ma të mirë në botë. Nuk e kisha shkëmbye Lewandovskin me asnji tjetër”.