Ancelotti në verzionin “Kill Bill”, qe lojtarët që ka me i largue

Me ardhjen e trajnerit të ri Carlo Ancelotti, shumë lojtarë janë afër me u largue nga bavarezët, Janë të shumtë yjet që janë të pakënaqun me minutat e luejtuna gjatë këtij sezoni dhe kërkojnë largimin.

Mbas transferimeve të Mats Hummels dhe Renato Sanches, Bayern ka me mbetë kandidati kryesor për me fitue Champions League edhe vitin tjetër. Kontratat e blemjeve të reja janë deri në 2021, njisoj si të Alaba, Muller, Boateng, Martinez dhe Neuer.

Pra, bavarezët kanë nji projekt afatgjatë. Disa yje të ekipit nuk janë të kënaqun me minutat e aktivizimit gjatë sezonës dhe mbas mbërritjes së blemjeve të reja, minutat e lojës për disa të padëshiruem kanë me vazhdue me u reduktue.

Qe disa lojtarë që kanë me u largue nga Bayern Munchen: Mario Gotze, Tiago Alcantara, Sebastian Rode, Medhi Benatia, Serdar Tasci, Rafinha dhe Tom Starke. /Rrokum.TV