Ancelotti paralajmëron Real Madrid’in: Keni kujdes!

Ish-trajneri i ekipit të Real Madrid’it, Carlo Ancelotti e ka paralajmërue ish-ekipin e tij tue thanë se finalja e Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madrid ka me qenë shumë e vështirë.

Dy ekipet nga Madridi kanë me u përballë të Shtunen në kuadër të finales së Champions League, teksa Ancelotti ka deklarue se Atletico asht kundërshtari ma i papërshtatshëm i Real Madrid.

“Ka me ia dergue të gjitha të mirat drejt Zidanes para ndeshjes. Shpresoj që ka me fitue këtë garë, sepse kishte me qenë fantastike. Mendoj se, Atletico asht ekipi ma i keq që Real Madrid asht përballë, sepse ata janë shumë të fuqishëm. Ata janë nji ekip që nuk pranojnë asgja. Nuk e humbin asnji rast. Çdo finale asht e vështirë”, ka përfundue Ancelotti.