Andrra e msheftë e De Biasit për me drejtue këtë ekip!

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi, ka zbulue andrrën e tij të msheftë për me drejtue nji ditë ekipin e Palermos.

Italiani gjatë nji interviste të dhanë për ‘TodaySport’ në nji radio të Palermos, ka ba të ditun se kishte me dashtë me marrë drejtimin e Palermos, për të cilin ekip ka luejtë nga viti 1983 deri në vitin 1986, ku në 105 ndeshje ka realizue 7 golla.

“Unë due me qenë në postin e trajnerit të Palermos”, thotë De Biasi për ‘TodaySport’, i cili edhe konfirmon se asht në bisedime për postin e trajnerit të Anglinë mbas dorëheqjes së Hodgson.