Anglia angazhon trajnerin e njohun

Trajneri holandez, Guus Hiddink pritet me marrë drejtimin e Kombëtares së Anglisë, e cila asht pa trajner që nga mueji i kaluem.

Sunday Times shkruen se, Hiddink ka me zavendësue trajnerin e larguem Roy Hodgson, mbas dështimit të tij në Euro 2016.

Kjo detyrë pritet me qenë edhe e fundit për Hiddink në karrierën e tij si trajner, ku në gjashtë muejt e fundit drejtoi Chelsea’n.