Anglia befason me trajnerin e ri!

Kombëtarja angleze asht nda zyrtarisht me trajnerin Sam Allardyce mbasi ky i fundit e keqpërdori detyrën e tij si trajner i kësaj Kombëtare.

Si zavendësues i përkohëshëm, Anglia e ka angazhue trajnerin e të rive Gareth Southgate i cili ka me menagjue Anglinë në 4 ndeshjet e ardhshme.

Por, si objektiv kryesor i FA asht angazhimi i trajnerit, Arsene Wenger në fund të sezonit.

Simbas Daily Mail Anglia po mendon të bajë nji ofertë të parezistueshme për ta largue Wengerin nga detyra te Arsenali.