Anglia humbë yllin e saj për Euro 2016

Sulmuesi i Arsenal, Danny Welbeck, nuk ka me qenë pjesë e kombëtares angleze në Euro 2016-të, që ka me u zhvillue këtë verë në Francë. Lojtari ka pësue nji damtim në gju gjatë ndeshjes që doli barazim 2-2 nga “Topçinjtë” kundër Manchester City, mbas nji ndërhymje të Bacary Sagna.

Ky damtim ka me detyrue futbollistin me mungue për tre muej dhe për rrjedhojë nuk ka me u grumbullue me përfaqësuesen e “Tre Luanëve”.

Welbeck ka pas probleme edhe në të kaluemen me damtimet në gju.