Anthony Joshua vs Wladimir Klitschko: Ky asht lajmi i fundit

Anthony Joshua vs Wladimir Klitschko: Anulohet gjithçka, nuk ndodhë këtë vit.

Kampioni britanik i IBF në peshat e randa, Anthony Joshua nuk ka me u përball me ish kampionin e botës Wladimir Klitschko këtë vit, por meçi pritet me ndodhë gjatë pranverës.

Dyshja ishte afër të arrinte marrëveshje për ndeshje me 10 Dhetor, por Klitschko ka pësue nji lëndim në pregaditje.

“Ka me ndodhë gjatë Marsit ose Prillit,” tha promoteri Eddie Hearn.

“Kemi me konfirmue meçin për në pranverë dhe kemi me organizue qysh duhet – me siguri ka me u zhvillue në ndonji stadium. Jam i sigurt se ka me ndodhë në pranverë.”