Anulohet ndeshja e bamirësisë, largohen futbollistët!

Gjendja alarmante në Turqi mbas tentativës për grusht shteti nga ushtria turke, ka ba që ndeshja e bamirësisë e organizueme nga Samuel Eto’o me u anulue.

Samuel Eto’o me shokë kanë anulue ndeshjen e bamirësisë në Antalya, mbas tentativës për grusht shteti nga ushtria turke.

Në ballafaqim ishte i ftuem edhe Lionel Messi por ai vendosi të mos udhëtojë për në Turqi mbas gjendjes së tensionueme.

Kurse, “Mundo Deportivo” ka njoftue se të tjerët si Arda Turan, Samuel Eto’o, Carles Puyol, Deco dhe Eric Abidal ndodhen në nji hotel të Antalya’s, ku janë të sigurt dhe të qetë.

Ata kanë me u largue nga Antalya me aeroplan privat.

 

etonseshja